MENU
klinika

“Ka pasur grumbullime dhe konflikte në disa QV”

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve jep informacione mbi problematikat…

25.04.2021 - 13:57

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur edhe problematikat në disa Qendra Votimi. Sipas Celibashit janë 144 QV ku procesi i identifikimit po bëhet në mënyrë manuale.

Po ashtu, sipas Celibashit ka raste ku ka pasur edhe konflikte apo grumbullime të panevojshme nëpër Qendra Votimi, por situata është zgjidhur.

“Aktualisht janë 144 qendra votimi ku identifikimi po bëhet në mënyrë manuale. Prej këtyre 83 Qendër Votimi janë duke zhvilluar këtë proces për shkak se nuk janë paraqitur operatorët. Pastaj pjesa tjetër është për faktin se kanë pasur probleme me pajisjen dhe në disa raste komisioni i qendrës së votimit nuk ka pritur të marrë udhëzime dhe kanë filluar në identifikimin manual të votuesve.

Në raste sporadike, ka pezullim të përkohshëm të votimit, qoftë për shkak të identifikimit elektronik, por edhe për shkak të konflikteve mes anëtarëve të komisionit të qendrës së votimit. Këto konflikte kanë qenë të karakterit të administrimit të procesit zgjedhor dhe jo konflikte që mund te vendosin në rrezik procesin.

Në shkollën “Betim Muco” ku janë 12 qendra votimi ka patur një grumbullim njerëzish edhe në ambientet e brendshme të shkollës, gjë që nuk është e lejuar.

Votuesit që kanë përfunduar votimin nuk kanë arsye që të rrinë brenda qendrave. Por tani situatë është qetësuar dhe procesi është duke u zhvilluar normalisht”, tha Celibashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN