MENU
klinika

La Liga, Java 33

Përmbys Griezmann, Barcelona mbetet për titull

25.04.2021 - 17:14

Barcelona vijon luftën për titullin kampion. Blaugranat fituan 2-1 në fushën e Villarreal, rezultat që erdhi me përmbysje. Katalanasit kapin Real Madrid të vendit të dytë, por kanë një ndeshje më pak.

Chukëueze ka shënuar për vendasit në minutën e 27-të pas një aksioni të bukur personal. Katalanasit janë kundërpërgjigjur një minutë më vonë me një gol shumë të bukur të Griezmann.

Shtatë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë personal për francezin. Më saktë ishte një gabim i vendasve dhe Griezmann përfitoi i vetëm ndaj portierit. Pjesa e parë është mbyllur 1-2.

Në fakt, kështu është mbyllur i gjithë takimi. Në mesin e pjesës së dytë vendasit kanë mbetur me 10 lojtarë. Barcelona mbajti avantazhin deri në fund dhe tashmë lufton për titullin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN