MENU
klinika

"Liderët të ruajnë qetësinë, askush nuk e di se kush ka fituar"

Përfundon votimi në Shqipëri/ Kreu i KQZ: Rezultatet për partitë brenda 48 orëve

25.04.2021 - 18:19

Ka përfunduar orari zyrtar i procesit të votimit në Shqipëri, pasi ora shënon 19:00.

Sjellim në vëmendje që procesi ka nisur sot në mëngjes në orën 07:00.

Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi përmes një deklarate për mediat u shpreh: “Procesi konsiderohet i mbyllur.Mund të thuhet që ky proces zgjedhor u karakterizua nga qetësia dhe siguria. Natyrshëm që nuk mund të mungonin disa episode, por në përgjithësi ishte një proces në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor”.

Kreu i KQZ tha se jana marra masat qa procesi i numërimit të përfundojë brenda 48 orëve për partitë politike. Ai u bëri thirrje liderëve të partive politike që të ruajnë qetësinë pasi askush nuk e di se kush i ka fituar zgjedhjet.

“Është rasti që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi. Askush nuk e di kush i ka fituar zgjedhjet. Kështu që çdo deklarim i bërë pa nisur procesi i numërimit nuk do ti shërbente qetësisë së procesit, dhe garancisë së procesit. KQZ ka marrë masat që ky proces të përfundoj brenda 48 orëve të paktët për partitë politike dhe pastaj të vazhdojmë me nxjerrjen e rezultateve për kandidatëve”, tha Celibashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN