MENU
klinika

"Qytetarët të jenë të qetë, asnjë votë s’do tjetërsohet! Sondazhet? Do qeshni…."

Mbyllja votimit/ Presidenti Meta: Pjesëmarrja në votime ishte rekord!

25.04.2021 - 18:33

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas mbylljes së rezultatit të votimit në të gjithë vendin.

Kreu i shtetit i ka bërë thirrje komisionerëve që të tregojnë përgjegjësi për numërimin e çdo vote, ku sipas tij duhet dhënë përmbyllje dinjitoze këtij procesi zgjedhor.

Meta shprehet se qytetarët dolën në votime duke shënuar pjesëmarrje rekord, ndërkohë që ka theksuar se askush të mos ndikohet nga sondazhet, pasi sipas tij me to “do qeshin të gjithë”.

“Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar! Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe. Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë. Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve. “ shprehet Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Liderët të ruajnë qetësinë, askush nuk e di se kush ka fituar"

Përfundon votimi në Shqipëri/ Kreu i KQZ: Rezultatet për partitë brenda 48 orëve