MENU
klinika

Ftesë nga PS apo PD?

Flet Tom Doshi: Kemi të sigurta 2 mandate në Shkodër dhe presim 2 në Tiranë! Jemi të gatshëm me ba koalicion me…

26.04.2021 - 11:19

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi gjatë një prononcimi për mediat përjashtoi në mënyrë kategorike krijimin e një koalicioni me Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim.

“Nëse do keni një ftesë nga zoti Basha  për koalicionin me PD? Jo, jo Asnjëherë!”- tha Tom Doshi.

Teksa po ndiqte daljen e rezultateve në KZAZ-në e Shkodrës, Tom Doshi foli për pritshmëritë e PSD-së, teksa tha se pret dy mandate në Shkodër dhe 2 mandate në Tiranë.

“Kemi të sigurtë dy mandate në Shkodër dhe presim dy mandate në Tiranë. Jena të gatshëm me ba koalicion me Partinë Socialiste”, u shpreh Doshi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kam hequr dorë nga mandati, por jo nga PSD”

Tom Doshi reagon për herë të parë: Arsyet pse mora këtë vendim