26.04.2021 - 11:52
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndarë sot me ndjekësit në rrjetet sociale foto nga anija USNS Bob Hope teksa mbërrin në Durrës, ndërsa ka nisur stervitja më e madhe ushtarake, Defender21.
“Defender21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin W., fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi të shoh USNS Bob Hope të mbërrijë në Durrës.
Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen. #KrahperKrah” shkruan ambasadorja Kim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Të presim me durim rezultatin”