MENU
klinika

"Janë duke u hetuar akuzat për shit-blerje vote"

ODIHR prezanton gjetjet paraprake të zgjedhjeve në Shqipëri: Ka pasur probleme, por…

26.04.2021 - 14:52

Kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR në Tiranë, Ursula Gacek duke folur për gjetjet paraprake lidhur mbi vëzhgimin mbi zgjedhjet, tha se vërtet ka pasur probleme, por në përgjithësi klima e zhvillimit të tyre ka qenë pozitive.

Përfaqësuesja e OSBE/ODIHR tha se vëzhgimi i imtësishëm ka filluar që në mars dhe do të vijojë në ditët në vazhdim, për të dalë 1 muaj më vonë në një raport përfundimtar lidhur me zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ursula Gacek: Është bërë vëzhgimi që nga marsi për të pasur një këndvështrim të gjerë të zgjedhjeve. Ka pasur disa konflikte politike në vend, por duhet rivendosur besimi të zgjedhjet. Ka patur pjesëmarrje të mirë në zgjedhje. Implementimi i teknologjive të reja, procesi i identifikimit ka luajtur një rol thelbësor në këtë proces. Kjo qe një sfidë. Ka pasur probleme gjatë procesit zgjedhor megjithatë vlerësimi ynë i përgjithshëm, ndërkohë që numërimi vijon, është se dita e zgjedhjeve themi ishte transparente dhe procesi vijoi mirë. Kemi patur mundësi të flasim me palët e interesit. Jo vetëm me figura të larta politike, por edhe me njerëz në vend. Kam vizituar Durrësin, Berat, Lezhën, kam takuar kandidat dhe persona nga shoqëria civile. Kemi dëgjuar akuza për shit-blerje vote gjatë fushatës. Hetimet janë hapur që para zgjedhjeve dhe kjo ka ndikim në besimin ndaj procesit zgjedhor. Ne do të qendrojmë këtu dhe gjatë javës në vijim dhe do të ndjekim gjithçka lidhur me zgjedhjet. Do qendroj këtu deri në 7 maj dhe do ndjekim nga afër çdo proces nëse do të ketë parregullsi dhe do të japim rekomandimet tona. Në fund doja të thoja se në fund të këtij misioni, pavarësisht nga pandemia do përpiqemi të bëjmë një vlerësim të mirë të zgjedhjeve të 2021.