Rezultatet paraprake kanë zbuluar dhe përkrahjen që kanë marrë partitë e vogla në këto zgjedhje dhe kandidatët e pavarur më 25 prill.
Ajo që bie në sy nga numërimi i 2539 Qendrave të votimit në të gjithë vendin është faktin se ‘Nisma Thurje’ është partia që ka marrë më shumë vota nga partitë e vogla që garojnë në këto zgjedhje parlamentare.
Nisma Thurje ka marrë në rang vendi sipas rezultatit paraprak të KQZ, 3670 vota, me një përqindje 0.61% në total.
Partia e dytë ndër të vegjlit që synojnë të kalojnë pragun 1 % është Bindja Demokratike e Astrit Patozit, e cila ka siguruar 3 653 vota.
Ndërkohë që Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit renditet e trete me 3 463 vota në shkallë vendi.
Myslim Murrizi me Lëvizjen Demokratike Shqiptare ka marrë nga numërimi I gjysmave të kutive vetëm 2143 vota.
Ndërkohë që kandidatëve të pavarur të mbështetur Vetëvendosja dhe Elton Debreshi i minatorëve, figurojnë me një përkrahje të ulët sipas rezultateve paraprake.
Rezultati paraprak në 2539 QV të numëruara
NTH 3670 0.61 %
BD 3653 0.50 %
L N 3463 0.47 %
PLDSH 2143 0.29 %
TË PAVARURIT E MBËSHTETUR NGA VV
Elton Debreshi 500 0 .01 %
Boiken Abazi 882 0.07 %
Iljaz Shehu 192 0.12 % .
Kreshnik Merxhani 80 0.03 %