MENU
klinika

“Historitë dhe skenat me komisionerë ‘të lodhur e të sëmurë’, diskredituese”

Celibashi thirrje partive: Mbani gati grupe numërimi

26.04.2021 - 16:20

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive politike që të nxisin komisionerët e tyre të numërimit për të vijuar punën.

Në një deklaratë për mediat, Celibashii tha se ka raste sporadike ku ndërpritet procesi i numërimit të votave, gjë që pengon edhe daljen e rezultateve brenda 48 orëve për subjektet politike, ashtu siç ishte parashikuar. Po ashtu ai tha se ende nuk dihet se sa është pjesëmarrja në zgjedhje.

“Shifra që kemi raportuar deri dje, nga ra 23;00, bazohej në të dhënat që u paraqitën në KQZ përmes sistemit. Kjo mënyrë e paraqitjes së të dhënave, ka përfunduar që në orën 7. Të dhënat mbi pjesëmarrjen i marrim nga numërimi i votave. Anëtarët e grupeve të numërimit kanë tabelën përmbyllëse të votimit për çdo shifër votimi. Tej kësaj, jemi duke punuar në KZ që të marrim të gjitha pajisjet elektronike, dhe ato i kanë këto të dhëna dhe nuk kemi nevoje që të presim rezultatet. Por ato të dhëna mund të marrim nga këto pajisje.

Në fakt ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ mbi mënyrën se si anëtarët e grupeve të numërimit po vijojnë procesin e numërimit. Janë sporadike si raste, por meritojnë të kenë vëmendje të përfaqësuesve dhe lidershipit përkatës. Rastet kur komsioneri t‘u lodh dhe do bëjë pushim’, mendoj se janë tregues i mungesës së seriozitet. Partitë duhet të marrim masa që të kenë gati grupet e numërimit. KQZ ka marrë masat për të trajnuar ata. Historitë dhe skenat me komisionerët të lodhur dhe të sëmurë, mendoj se është diskredituese për partitë.”, tha ai.