26.04.2021 - 19:39
Kukësi bëhet qarku i parë ku përfundon gjithçka.
Janë numëruar të 141 qendrat e votimit dhe tashmë mund të themi që kemi një rezultat përfundimtar.
PD merr 2-fishin e votave në Kukës dhe kjo nuk është aspak surprizë. PD ka arritur që të marrë 62.27 % të votave krahasuar me 35.84 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave.
Nga 3 mandatet e Kukësit 2 i merr Partia Demokratike dhe 1 e merr Partia Socialiste.