MENU
klinika

Të dhënat më të fundit nga numërimi i votave

Si bëhet shpërndarja e mandateve?

27.04.2021 - 05:18

Në të gjithë vendin janë numëruar 4551 kuti votimi nga 5199 kuti gjithsej.

Këto janë të dhënat më të fundit (05:40) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku Partia Socialiste ruan avantazhin e saj me rreth 48.66% të votave, ndjekur nga Partia Demokratike me 39.36% të votave.

Në vend të tretë renditet LSI dhe në vend të katërt PSD-ja.

Në total, PS ka marrë 656 339 vota, ndërsa PD-ja ka marrë 530 665 vota. LSI si forcë e tretë ka marrë 91 089 vota.

E përkthyer në mandate, PS ka 72 të tillë, PD 59 mandate, LSI 6 mandate dhe PSD-ja tre mandate.

00:49- Numërohen mbi 4100 kuti në rang vendi, votat e numëruara orët e fundit nuk sjellin surpriza

Mbi 4100 qendra votimi janë numëruar në të gjithë Shqipërinë nga 5199 gjithsej.

Partia Socialiste aktualisht ka 73 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 59 mandate, LSI me 5 mandate dhe PSD e Tom Doshit me 3 mandate.

Pavarësisht se janë rreth 1 mijë kuti të pa numëruara ende, duket se trendi nuk do të ndryshojë shumë, duke bërë që Partia Socialiste të fitojë një mandat të tretë qeverisës.

Më herët, kreu i PSD-së Tom Doshi tha se do të bënte koalicion me socialistët, duke bashkuar kështu votat e deputetëve të kontrolluar prej tij.