MENU
klinika

Nora dhe Tuna

“Konflikti i kunatave”, flet për herë të parë Patrisi

27.10.2018 - 16:52

Lajme të shumta janë bërë në mediat rozë për marrëdhënien e kunatave Nora dhe Tuna, por edhe marrëdhëniet aspak të mira që kjo e fundit ka me Robert Berishën.

Ka qenë Roberti, ai i cili në disa dalje televizive ka bërë të ditur se nuk komunikon me Tunën, teksa për Patrisin dhe djalin e tyre Tianin, është në gjendje ta jap edhe jetën. Si kundër, Tuna në një intervistë për “Prive” dhënë javë më parë, deklaroi se është ‘hermetike’ sa i përket jetës së saj, dhe se ajo çfarë të tjerë thonë për të, nuk ka vlerë.

E mbas gjithë kësaj kohe, vjen për herë të parë edhe një deklaratë nga ai që qëndroi gjithmonë në heshtje, Patrisi.

Ky i fundit, së bashku me Tunën do të jenë të ftuar mbrëmjen e sonte në “Xing me Ermalin”, ku kanë folur edhe për këtë çështje. Në promon e emisionit të publikuar në rrjetet sociale, Patrisi shihet teksa pyetet nga Ermali nëse do t’i thotë diçka Robertit, dhe ai përgjigjet duke thënë: “Vëllai ka vendin e vet, gruaja e ka vendin e vet. Tani unë kam familjen time. Për mua më e rëndësishme është gruaja dhe djali im më shumë se çdo gjë tjetër në botë”.