MENU
klinika

Ja si ndahen mandatet

Numërimi deri tani! Celibashi: Votuan më shumë 1.5 milionë shqiptarë

27.04.2021 - 14:15

Në një deklaratë nga KQZ, Ilirjan Celibashi informoi mbi të dhënat e fundit nga procesi i numërimit të votave. Celibashi tha se ka përfunduar totalisht numërimi i votave në 4922 qendra votimi, ndërsa vijon ende në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Sa i përket numrit të deputetëve, Celibashi theksoi se “PSD ka marrë 2.24% të votave, 3 mandate, LSI ka marrë 6.85%, 4 mandate, PD-AN ka marrë 39.4% të votave, 59 mandate, PS ka marrë 48.7% të votave, 74 mandate”.

Më tej, kreu i KQZ tha se pjesëmarrja zyrtare në zgjedhje, nga qendrat e numëruara deri më tani, rezulton të jetë 45.72%.

“Në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor, kemi këtë informacion: Ka përfunduar tërësisht numërimi për partitë politike në 4922 qendra votimi. Ka përfunduar tërësisht numërimi për partitë dhe koalicionet për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Berat e Vlorë. Për Tiranën dhe Durrësin procesi ka përfunduar në 11 qendra të votimit dhe është ende në proces në 13 qendra të tjera, përkatësisht 270 qendra votimi. Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar në 12 vende të numërimit dhe ka filluar për 23 vende numërimi të tjera. Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhje, pas përfundimit të numërimit në 4922 qendra votimi, është 45.72%.

Berat: PD 2 mandate, PS 5 mandate; Dibër: PD-AN 3 mandate, PS 2 mandate; Durrës: PD-AN 6 mandate, PS 8 mandate; Elbasan: PD-AN 6 mandate, PS 8 mandate; Fier: LSI 1 mandat, PD-AN 6 mandate, 9 PS; Gjirokastër: PD-AN 1 mandat, PS 3 mandate; Kukës: PD-AN 2 mandate, PS 1 mandat; Lezhë: PD-AN 4 mandate, PS 3 mandate; Shkodër: PSD 2 mandate, LSI 1 mandat, PD-AN 5 mandate, PS 3 mandate; Tiranë: PSD 1 mandat, LSI 2 mandate, PD-AN 15 mandate, PS 18 mandate; Vlorë: PD-AN 4 mandate, PS 8 mandate. Bëj me dije se KQZ ka marrë të gjitha masat që procesi i numërimit të votave për kandidatët të mos kthehet në pazar. Do të ketë përgjegjësi të rëndë penale për çdo komisioner, që do të bëjë parregullsi. KQZ disponon të gjitha filmimet”, u shpreh Celibashi.