MENU
klinika

“Do të jetë një natë tmerrësisht e gjatë për të”

Nazarko: Basha nuk ka asnjë shans që t’i shpëtojë gjykimit pas humbjes

27.04.2021 - 17:02

Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në ‘News24’ teksa ka analizuar rezultatet që prodhuan zgjedhjet e 25 prillit, ku deri më tani rezulton fituese PS-ja, theksoi se Basha do të ketë një natë të gjatë të tmerrshme përpara.

Sipas tij, Basha nuk ka asnjë shans që t’i shpëtojë gjykimit pas humbjes.

“Besoj se këto 3-4 ditë do të jenë të ashpra të përziera me trashimin e humbjeve. Nën kuintat kanë nisur të bëhen diskutime nga grupe. Është e trishtueshme nga ata që e duan opozitën në plan kombëtar. Basha është një nga njerëzit, një nga kalimtarët. Mënyra e përcjelljes se di se di do të jetë, e ashpër apo jo. Kjo varet nga justifikimet e tij. S’ka asnjë shans që t’i shpëtojë gjykimit. Ka 4 zgjedhje që i ka humbur rresht. Në të gjitha rastet për Bashën do të jetë një natë e gjatë, tmerrësisht e gjatë. Do kemi rast që të shohim karakterin e tij në ditë të vështira, se si e përballon humbjen. Është produkt i një lakmie të madhe, që për të vazhduar para ka kërkuan ndihmën e një pjesë të së majtës. Duhet të paguash për moskonsenguencës. Edhe Rama po paguan për këtë në planin moral. Nisur nga votat e PD-së, mund të kemi një përzierje të votave të PS-së me të PSD-së. Meqë korrespondojnë orët e daljes së Bashës me takimin e Ramës, mund të ndodh që kreu i PD do të zgjas rezistencën e vetë. Do të ishte një histori i dhimbshme për vetë PD-në.”, tha Nazarko.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin