MENU
klinika

86 vjetori i lindjes

Sylvia Plath, autorja që u bë një me personazhin e saj

27.10.2018 - 17:36

Nga Andreas Dushi

Në Boston të ShBA, si sot 86 vjet më parë do të lindte një ndër shkrimtaret më me ndikim në letërsinë e kohës e cila jetoi mbrapsht dhe vdiq tragjikisht. Kjo shkrimtare jetën e saj e shpjegoi në romanin e njohur “Kambana e Qelqtë”.

Esteri ishte një studente e shkëlqyer, një vajzë e talentuar dhe e bukur, por fati i saj nuk ishte aspak i tillë. Ngadalë e ngadalë, me hapa krejt të vegjël, ajo fundoset pa e kuptuar as vetë arsyen dhe mënyrën. Ajo vetëshkatërrohet, por nuk e di se si. Në roman, marrëzia e Esterit bëhet konkrete dhe kuptohet edhe me anë të shqisave, pasi autorja Plath ja del të depërtojë me sondën e saj krijuese në skutat më të errëta të psikikës njerëzore.

Sipas “The New York Times”, në romanin “Kambana e Qelqtë” autorja rrëfen ngjarjet e jetës së saj në moshën 20 vjeçare; orvatjet e saj për vetëvrasje dhe rikthimin në jetë me paterica.

Autorja në fjalë është Sylvia Plath. Ajo kaloi një ndër fazat më të vështira të jetës së saj, fazë e cila për fat të keq nuk qe e fundit. Pasi lindi dy fëmijë, depresioni me të cilin jetoi shkon në përpjestim të zhdrejtë me “patericat” që e mbanin në këmbë. Depresioni bymehet, patericat hollohen deri sa, më 11 shkurt 1963, në mënyrë makabre, “patericat” thyhen dhe Plath vetëvritet.

Në orën 4:30 mbyllet në kuzhinë, zë derën e dhomës ku ishin fëmijët me lecka dhe rroba, fut kokën në furrë, ndez gazin dhe pas pak çastesh, vdes.

E vetmja gjë që e mbante në jetë Sylvia Plath ishte letërsia që ajo shkruante. Po të lexojmë romanin e sipërpërmendur dhe poezitë e vëllimit “Ariel”, shohim se janë shkruar “si ndër ethe”, sikurse shkruhet në analizën e mirëstrukturuar të “The New York Times”.

Letërsia e Plath nuk krijohet mes lindjes dhe vdekjes, por mes vetëvrasjeve të saj. Po të mos ishte kështu, ajo nuk do të ishte e tillë. Prandaj le ta mbyllim këtë shkrim përkujtimor me dy pyetje që na shtron gazeta:

A mund ta pranojmë çmimin që pagoi për atë që na fali? A është vërtetë art vdekja?

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët