MENU
klinika

"Pjesëmarrja në votime për zgjedhjet e 25 prillit 46.32%"

Ilirjan Celibashi ua bën të qartë kandidatëve: Nuk do lejojmë transferimin e votave!

28.04.2021 - 14:01

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ua bën të qartë kandidatëve për depuetë se nuk do të lejohet transferimi i votave nga një kandidat te tjetri, në mënyrë që të sigurojnë mandatin.

Sipas tij, KQZ ka pamjet e të gjitha qendrave të votimit dhe rezultatet nuk mund të manipulohen.

“Kemi dërguar komisonerë të cilët kanë komunikuar me anëtarë të KZAZ për mënyrën e vlerësimit të fletëve të votimit. Gjej rastin të rikonfimroj që s’do lejojmë trasferimin nga një kadidatë në një kandidatt tjetër. KQZ ka të gjitha pamjet, kështu që kandidatët të ndihen të qetë”, tha ai.

Gjithashtu, Celibashi tha se ka kërkesa nga PD, LSI dhe Policia për administrimin e pamjeve filmike të qendrave të numërimit.

“Ka pasur disa kërkesa për të marrë pamjet filmike të procesit të numërimit, ka kërkuar Komisariati i Policisë nr.1, nr.2, PD, LSI. Jemi në proces vlerësimi të këtyre kërkesave. Ka kërkuar dhe kandidati Asllan Dogjani”, u përgjigj Celibashi.

Për pjesëmarrjen në zgjedhje, ai tha se në bazë të të dhënave të KQZ, ajo është: 46.32% pjesëmarrja totale në zgjedhje, nga këto 47% është pjesëmarrja e grave dhe 52% janë burra.