MENU
klinika

"Do vazhdojmë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Rama"

DASH reagon për zgjedhjet në Shqipëri: Respektoni rezultatin

28.04.2021 - 16:21

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, që nxorën fituese sërish Partinë Socialiste, të drejtuar nga Edi Rama.

Zëdhënësi i DASH, Ned Prince, shkruan në “Twitter” se SHBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri.

“SHBA uron popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e fundit. Do të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe vlerësojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkruan ai.