MENU
klinika

"Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë"

Macron dhe ambasadorët, mesazhe urimi për Ramën

28.04.2021 - 16:54

Kryeministri Edi Rama ka marr një mesazh urimi nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, duke siguruar kështu një mandat të tretë qeverisës.

Po ashtu, mësohet se urimeve iu është bashkuar edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Kujtojmë se liderë botërorë kanë uruar kryeministrin Rama për fitoren e tij.

Sot, edhe Ministrja e Jashtme e Suedisë, njëherësh kryetarja në detyrë e OSBE-së, Ann Linde i ka uruar fitoren kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi në Twitter, kryesuesja e OSBE teksa i ka uruar kolegut të saj fitoren, thekson se është në pritje të bashkëpunimit të ngushtë të vazhdueshëm.

“Urimet e mia më të ngrohta kolegut tim të dashur Edi Rama mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe të vazhdueshëm në @OSCE
Trojka !”, thuhet në mesazhin e Linde.

Linde, mori drejtimin e OSBE që nga 1 Janari 2021,detyrë që më parë e kishte kryeministri Edi Rama.

Ministria e jashtme italiane vlerëson se zgjedhjet në vendin tonë kishin organizim të shkëlqyer. 

Përmes një njoftimi ministria e jashtme me në krye ministrin Luigi Di Maio, thotë se KQZ ka treguar profesionalizëm dhe transparencë në organizimin e zgjedhjeve.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka mirëpritur zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri të Dielën, 25 Prill. Italia vlerëson organizimin e shkëlqyeshëm të procesit zgjedhor, siç tregohet nga OSBE / ODIHR në raportin e saj paraprak. Në veçanti, profesionalizmi dhe transparenca e demonstruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri i tij Ilirjan Celibashi. Ankesat e pretenduara për mashtrim dhe parregullsi duhet të vlerësohen me përpikëri dhe në përputhje të plotë me procedurat e përcaktuara në kodin zgjedhor”, thuhet në mesazh.

Ndërsa thekson se zgjedhjet e 25 Prillit, janë një hap i rëndësishëm para në rrugën e saj drejt BE, ministria thotë se do të kontribuojnë pozitivisht në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

“Zgjedhjet e së Dielës me 25 Prill kontribuojnë pozitivisht në konsolidimin e proceseve demokratike në Shqipëri dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj drejt Evropës. Pas ballafaqimit elektoral, tani është thelbësore që të gjithë aktorët politikë të jenë plotësisht të përkushtuar për të mirën e vendit dhe të kontribuojnë në konsolidimin e institucioneve demokratike që gjejnë pikën e tyre thelbësore të referencës në një Parlament plotësisht legjitim dhe funksional”.

Sa i përket pretendimeve për parregullsi, ministria thekson se duhet të vlerësohen në përputhje me Kodin Zgjedhor. ndërkaq thuhet se Italia do të vazhdojë të mbështesë me bindje të prerë institucionet shqiptare dhe aspiratat legjitime të popullit tonë për të qenë pjesë e familjes evropiane.

Edhe SHBA ka njohur rezultatin e 25 prillit, duke i cilësuar këto zgjedhje si legjitime.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme ka mirëpritur zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri të Dielën, 25 Prill. Italia vlerëson organizimin e shkëlqyeshëm të procesit zgjedhor, siç tregohet nga OSBE / ODIHR në raportin e saj paraprak. Në veçanti, profesionalizmi dhe transparenca e demonstruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri i tij Ilirjan Celibashi. Ankesat e pretenduara për mashtrim dhe parregullsi duhet të vlerësohen me përpikëri dhe në përputhje të plotë me procedurat e përcaktuara në kodin zgjedhor.

Zgjedhjet e së Dielës me 25 Prill kontribuojnë pozitivisht në konsolidimin e proceseve demokratike në Shqipëri dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj drejt Evropës. Pas ballafaqimit elektoral, tani është thelbësore që të gjithë aktorët politikë të jenë plotësisht të përkushtuar për të mirën e vendit dhe të kontribuojnë në konsolidimin e institucioneve demokratike që gjejnë pikën e tyre thelbësore të referencës në një Parlament plotësisht legjitim dhe funksional.

Italia shpreson që të gjitha forcat politike do të punojnë në mënyrë kohezive për të mbështetur objektivin strategjik të përfaqësuar nga hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian përmes një dialogu konstruktiv dhe të respektueshëm midis mazhorancës dhe opozitës. Një dialog i tillë do të lejojë që vendi të përballet me sfida të ardhshme me sukses. Italia do të vazhdojë të mbështesë me bindje të prerë institucionet shqiptare dhe aspiratat legjitime të popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes evropiane.

Ambasadori britanik Duncan Norman, ka reaguar për zgjedhjet e 25 prillit.

“Urime Kryeministit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, si dhe qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre, pavarësisht kufizimeve  të COVID19. Theksojmë gjithashtu fushatën e bazuar në programe që zhvilloi Partia Demokratike si dhe rritjen e shënuar në rezultat”, shkruan Norman.