MENU
klinika

"Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën"

Kurti uron Ramën: E përgëzoj për fitoren

28.04.2021 - 19:50

Pas mbylljes së numërimeve të votave në të gjithë vendin tonë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar homologun e tij në Shqipëri, Edi Rama për fitoren.

Kurti me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë ndaj e ka përgëzuar Ramën për fitoren.

Sipas Kurtit uron që të ketë bashkëpunim në të gjitha sektorët Kosovë-Shqipëri.

Postimi i Kurtit:

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.

Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!