MENU
klinika

Sfiduan Bashën dhe garuan pa logon e PD-së

Sa vota morën Jozefina Topalli dhe Rudina Hajdari?

29.04.2021 - 10:33

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari ishin në këto zgjedhje dy nga sfidantet e kryedemokratit Lulzim Basha.

Dy politikanet garuan në 25 prill nën logon e dy formacioneve të reja politike, Topalli me Partinë Lëvizja për Ndryshim dhe Rudina Hajdari me Nismën Thurje.

Por, cilat janë rezultatet e Topallit dhe Hajdarit në Shkodër dhe Elbasan, dy qarqet ku ato kërkuan votëbesimin e qytetarëve.

Rezulton se Jozefina Topalli ka marrë në bastionin e saj, Shkodër, vetëm 598 vota preferenciale.

Ndërkaq, në tërësi partia e themeluar nga Topalli në gjithë qarkun e Shkodrës nuk ka shkuar më shumë se 1389 vota.

E përngjashme paraqitet panorama edhe në Elbasan, ku Rudina Hajdari ka marrë 519 vota preferenciale.

Ndërsa Partia Nisma Thurje ka grumbulluar në tërësi në qarkun e Elbasanit 1736 vota.

Si Topalli ashtu edhe Hajdari nuk ia dolën të triumfonin në “bastin” e tyre të parë politik jashtë logos së Partisë Demokratike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN