MENU
klinika

Lista e kryetarëve përballë listës së qytetarëve!

Si do ndryshonte Parlamenti i ri nëse zgjedhja e deputetëve do t’u lihej votuesve

30.04.2021 - 09:51

Shqiptarët treguan se mund të reagojnë kur u jepet mundësia. Këtë provë ata e dhanë me votën preferenciale ndaj kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Megjithëse vullneti i tyre nuk u reflektua plotësisht për shkak të kufirit që vendosi Partia Socialiste në Kodin Zgjedhor, duke mos e lejuar 100% të hapur listën. Më poshtë do të gjeni dy tabela, një me deputetët e rinj që do të jenë në Parlamentin e ri në shtator të këtij viti dhe një tabelë me projeksionin se si do të ishte Parlamenti nëse listat do të ishin 100% të hapura. Nga rezultatet e nxjerra nga votat e numëruara, konstatojmë se shqiptarët mbesin besnikë të kryetarëve të partive ose figurave më të larta të partisë. Sidomos në Partinë Socialiste.

Kryetarët e partive politike kanë marrë numrin më të lartë të votave preferenciale, ndërsa politikani që shënoi rekord në numrin e votave individuale ishte numri dy i PS-së që drejtoi fushatën në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, duke marrë më shumë se 21 mijë vota. I dyti i votuar më shumë është Fatmir Xhafaj, i cili ishte renditur i 23-ti në qarkun e Tiranës. Ndërsa Kryeministri Rama renditet i 3-ti në rang kombëtar si politikani më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit, i cili ndiqet më pas nga kryedemokrati Lulzim Basha.

STRATEGJIA ME DREJTUESIT POLITIKË

Në zgjedhjet e 25 prillit dy kundërshtarët politikë, Rama dhe Basha, zgjodhën strategjinë e tyre për të inkurajuar garën në qarqe. Kryesocialisti Edi Rama drejtuesit politikë i vendosi në limitin e objektivit të tyre për secilin qark. Ndërsa nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha drejtuesit politikë i vendosi të parët në listën përkatëse. Dhe duket se strategjia e parë ka rezultuar më efikase.

Në qarkun e Elbasanit, ku kishim dy sekretarët e dy partive më të mëdha, Taulant Balla i PS-së dhe Gazment Bardhi i PD-së, rezultoi se numri dy i PS-së, që ishte në limitin e vijës fituese, siguroi në emrin e tij personal mbi 21 mijë vota, duke u bërë edhe politikani më i votuar. Ndërkohë, në anën tjetër, sekretari i PD-së, Gazment Bardhi, pavarësisht se ishte vendosur i pari, pas rirenditjes ai shkoi në vend të 6-të dhe për pak vota desh rrezikoi mandatin e tij të parë të deputetit, pasi pedagogu Luçiano Boçi theu herësin dhe u bë deputet. Edhe në Korçë skema e ndjekur nga PS rezultoi më mirë.

Niko Peleshi siguroi vota personale më shumë se sa votat e nevojshme për të thyer herësin. Ndërsa z. Spaho pas rirenditjes shkoi në vend të 5-të në qarkun e Korçës, ndërsa vendin e tij e zuri Ervin Salianji, si kandidati më i votuar i PD-së në qarkun e Korçës nga PD. Ndryshe ndodhi në qarkun e Beratit. Të dy drejtuesit politikë, si ai i PS-së që ishte në vijën limit, por edhe drejtuesi i PD-së, Tomor Alizoti, mbrojtën bindshëm vendin e parë.

DEPUTETET E RINJ

Partia Socialiste
Qarku Berat
1 Hatixhe Konomi 5622 vota
2 Bardhyl Kollçaku 6370 vota
3 Fadil Nasufi 4375 vota
4 Nasip Naço 4667 vota
5 Blendi Klosi 12339 vota
Qarku Dibër
1 Lavdrim Krrashi 3317 vota
2Aurora Mara 9367 vota
Qarku Durrës
1 Milva Ekonomi 3577 vota
2 Alban Xhelili 2017 vota
3 Jurgis Çyrbja 6426 vota
4 Klodiana Spahiu 2414 vota
5 Ilir Ndraxhi 3472 vota
6 Rrahman Rraja 7692 vota
7 Lefter Koka 8808 vota
8 Edi Rama 14297 vota
Qarku Elbasan
1 Evis Kushi 4377 vota
2 Klevis Xhoxhi 2531 vota
3 Besion Ajazi 5374 vota
4 Dasantila Tahiraj 4062 vota
5 Saimir Hasalla 11518vota
6 Florenc Spaho 2604 vota
7 Luan Duzha 6813 vota
8 Taulant Balla 21604 vota
Qarku Fier
1 Erion Braçe 15622 vota
2 Petro Koçi 3233 vota
3 Lindita Buxheli 5390 vota
4 Baftjar Zeqaj 2726 vota
5 Antoneta Dhima 4268 vota
6 Bujar Çela 4319 vota
7 Ismet Beqiraj 2391 vota
8 Tatiana Piro 2270 vota
9 Gramoz Ruçi 10292 vota
Qarku Gjirokastër
1 Mirela Kumbaro 2528 vota
2 Laert Duraj 4129 vota
3 Bledar Çuçi 1193 vota
Qarku Korçë
1 Enslemvera Zake 3080 vota
2 Blerina Gjylameti 5447 vota
3 Ilirian Pendavinji 6236 vota
4 Ilir Topi 5046 vota
5 Olta Xhaçka 4795 vota
6 Niko Peleshi 11479 vota
Qarku Kukës
1 Gerta Duraku 5368 vota
Qarku Lezhë
1 Lindita Nikolla 5145 vota
2 Eduard Ndreca 7250 vota
3 Shpresa Marnoj 3171 vota
Qarku Shkodër
1 Edona Bilali 2711 vota
2 Paulin Sterkaj 7335 vota
3 Benet Beci 6131 vota
Qarku Tiranë
1 Luljeta Bozo 4954 vota
2 Najada Çomo 1458 vota
3 Ogerta Manastirliu 8692 vota
4 Arben Ahmetaj 10740 vota
5 Ulsi Manja 6408 vota
6 Etilda Gjonaj 6931 vota
7 Arben Pëllumbi 3518 vota
8 Elisa Spiropali 7718 vota
9 Belinda Balluku 14686 vota
10 Toni Gogu 2585 vota
11 Etjen Xhafaj 12032 vota
12 Ermonela Valikaj 2082 vota
13 Xhemal Qefalia 7589 vota
14 Klotilda Bushka 2855 vota
15 Alqi Bllako 8219 vota
16 Eduard Shalsi 4223 vota
17 Fatmir Xhafaj 15369 vota
18 Ornaldo Rakipi 14805 vota
Qarku Vlorë
1 Pranvera Resulaj 2919 vota
2 Anduel Tahiraj 2542 vota
3 Vullnet Sinaj 5759 vota
4 Anila Denaj 6428 vota
5 Niko Kuri 4409vota
6 Ilir Metaj 3683 vota
7 Damian Gjiknuri 6009 vota
8 Edi Rama 11412 vota

PARTIA DEMOKRATIKE

Qarku Tiranë

1 Lulzim Basha 15203 vota
2 Jorida Tabaku 5673 vota
3 Alfred Rushaj 2153 vota
4 Albana Vokshi 2835 vota
5 Sali Berisha 6499 vota
6 Agron Shehaj 12982 vota
7 Fatmir Mediu 6232 vota
8 Grida Duma 8489 vota
9 Shpëtim Idrizi 7002 vota
10 Belind Këlliçi 9478 vota
11 Vangjel Dule 771 vota
12 Mesila Doda 2200 vota
13 Dashamir Shehi 5179 vota
14 Flamur Noka 6774 vota
15 Orjola Pampuri 2955 vota

Qarku Berat
1 Tomor Alizoti 5054 vota
2 Kasëm Mahmutaj 4267 vota
Qarku Dibër
1 Xhelal Mziu 5321 vota
2 Kreshnik Çollaku 5093 vota
3 Dhurata Çupi 2870 vota
Qarku Durrës
1 Edi Paloka 4128 vota
2 Agron Duka 4639 vota
3 Merita Bakiu 3148 vota
4 Oerd Bylykbashi 3680 vota
5 Ferdinant Xhaferaj 5759
6 Andia Ulliri 5580 vota
Qarku Elbasan
1 Gazment Bardhi 3984 vota
2 Flutura Açka 1793 vota
3 Lefter Gështenja 5020 vota
4 Dashnor Sula 7523 vota
5 Zheni Gjergji 2197 vota
7 Luçiano Boçi 10930 vota
Qarku Fier
1 Enkelejd Alibeaj 5225 vota
2 Eralda Bano 1295 vota
3 Saimir Korreshi 4887 vota
4 Luan Baçi 5315 vota
5 Nustret Avdulla 2506 vota
6 Ilda Dhori 3858 vota
Qarku Gjirokastër
1 Tritan Shehu 3364 vota
Qarku Korçë
1 Edmond Spaho 5938 vota
2 Sorina Koti 1622 vota
3 Ervin Salianji 9428 vota
4 Bledjon Nallbati 7415 vota
5 Seladin Jakupllari 7425 vota
Qarku Kukës
1 Flamur Hoxha 9159 vota
2 Isuf Çelaj 5257 vota
Qarku Lezhë
1 Mark Marku 5321 vota
2 Agron Gjekmarkaj 4067 vota
3 Lindita Metaliaj 2328 vota
4 Kastriot Piroli 9374 vota
Qarku Shkodër
1 Helidon Bushati 6743 vota
2 Emilja Koliqi 1364 vota
3 Ramadan Likaj 4778 vota
4 Greta Bardeli 2753 vota
5 Zef Hila 5975 vota

Qarku Vlorë
1 Bujar Leskaj 5254 vota
2 Ina Zhupa 3511 vota
3 Fation Veizaj 3551 vota
4 Arbi Agalliu 1484 vota

PARTIA LËVIZJA
SOCIALISTE PËR
INTEGRIM
Qarku Fier
1 Monika Kryemadhi 1771 vota
Qarku Shkodër
1 Agron Çela 2656 vota
Qarku Tiranë
1 Monika Kryemadhi 2252 vota
2 Erisa Xhixho 1004 vota
PARTIA
SOCIALDEMOKRATE
Qarku Tiranë
1 Tom Doshi 1870 vota
Qarku Shkodër
1 Tom Doshi 7886 vota
2 Gledis Çeliku 949 vota

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Keqpërdorimi i administratës, shqetësim më i madh sesa shit-blerja e votës”

Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR: Hapja e spitaleve u përdorën për fushatë