MENU
klinika

Dëshmitarët tregojnë si ndodhi ngjarja

Tragjedi në Izrael, 44 persona humbin jetën gjatë një festivali fetar!

30.04.2021 - 10:40

Të paktën 44 persona raportohet se kanë vdekur gjatë një festivali fetar në veri-lindje të Izraelit.

Sipas autoriteteve dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur në festivalin Lag B’Omer, rrëzë malit Meron.

Sipas dëshmitarëve dhe pamjeve, tragjedia filloi kur një numër i madh njerëzish vërshuan në një kalim të ngushtë si tunel. Njerëzit filluan të bien njëri mbi tjetrin afër fundit të vendkalimit, ndërsa zbrisnin shkallët e rrëshqitshme prej metali, thanë dëshmitarët.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi këtë ngjarje si një “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për viktimat, raporton BBC.

Mediat e huaja raportojnë se dhjetëra mijëra persona morën pjesë në këtë festival duke e bërë atë ngjarjen më të madhe në Izrael që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa dhjetëra mijëra hebrenj ultra-ortodoksë u mblodhën në varrin Galile të urtarit të shekullit të 2-të Rabbi Shim Bar Yochai për përkujtimet vjetore të Lag B’Omer që përfshijnë lutje gjithë natën, këngë mistike dhe valle.