MENU
klinika

“Hetim për fletët e pavlefshme”

Presidenti Meta hedh dyshimet: Janë bërë marifete! E lehtë të kuptosh dorën e sovranit…

30.04.2021 - 12:45

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon një hetim të thellë për fletët e votimit, të cilat kanë dalë të pavlefshme. Në një konferencë për mediat, Kreu i Shtetit hedh dyshime se fletët e pavlefshme janë bërë qëllimisht nga persona, të cilët sipas tij kanë dashur të deformojnë vullnetin e sovranit.

Një thirrje kishte për forcat politike, që sipas tij momentalisht nuk duhet të bëjnë analiza, por të përqendrohen të mbarëvajtja e procesit, pasi ende nuk ka përfunduar.

“Duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket asnjë kuti votimi, apo fletë votimi. Të numërohet gjithçka sepse filmimet janë atje. Është e lehtë për ta kuptuar nëse një fletë ka dy kryqe dhe nëse i ka bërë e njëjta dorë apo janë dy duar të ndryshme, pra dora e sovranit dhe dora e sekserit dhe atyre që administrojnë dhe që kanë pasur qëllim për të cënuar votën e sovranit.

I bëj thirrje të gjitha forcave politike të përqendrohen për të mos cënuar më tej integritetin e këtij procesi dhe për të numëruar dhe rinumëruar cdo votë që është hedhur nga qytetarët.

Cdo krim zgjedhor e rëndon pozitën e atyre që do të përfshiheshin në krime të tilla për të mbuluar ato që kanë ndodhur.

I bëj thirrje forcave politike që të mos merren me analizën e zgjedhjeve, pasi ato nuk kanë përfunduar, por ti shërbejnë mbarëvajtjes së procesit.

Ky është mesazhi im dhe i kërkoj edhe KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor dhe Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë që të jenë në gatishmëri të këtij procesi. Asgjë nuk na nxiton, institucionet krijohen në shtator.

S’ka njeri të bërtasë më njeri hap kutitë, sepse kutitë jhanë hapur me kod. Të lënë cdo bashkëpunim që kanë pasur deri më sot, komisioner numërues të PS, PD, LSI. Tani të përqendrohen në këtë çështje. Është e rëndësishëm të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Një qytetar që nuk ka shkuar të votojë ka bërë zgjedhjen e tij dhe nuk ka të drejtë të kërkojë llogari. Por që një qytetar të shkojë të votojë të rrijë në radhë të hedhë votën e tij dhe ajo ti dalë e pavlefshme për shkak të marifeteve kjo është e pafalshme dhe nuk duhet të ndodhë më“, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Bedri Islami: ...është përgatitur prej ditësh që të ndodhë!

Ajo që ndodhi në Kapitol dhe turpi që mund të përsëritet në Shqipëri