Formula e herësit dhe lista “preferenciale” si një model i përdorur për herë të parë në fletët e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit kanë lënë jashtë Kuvendit figura të njohura të Partisë Demokratike.
Në Tiranë një sërë emrash të njohur në selinë blu nuk kanë arritur të mbledhin votat për një mandat deputeti, mes tyre sekretari ligjor Ivi Kaso, eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti por edhe aleati i PD, kreu i FRD Sali Shehu.
Fieri la jashtë kuvendit Agron Kapllanajn i cili për shkak të një numri të vogël votash nuk arriti ta thyejë dot herësin. Ndërkohë në Shkodër pa mandat mbetën Bardh Spahia dhe aleati opozitar Nard Ndoka që mori vetëm 228 vota
TIRANE
Aldo Bumçi – 2136 vota
Ivi Kaso – 5087 vota
Orjela Nebijaj – 5599 vota
Gent Strazimiri – 2853 vota
Çlirim Gjata – 447 vota
Sali Shehu – 2377 vota
Dorjan Teliti – 1588 vota
FIER
Agron Kapllanaj – 9274 vota
SHKODËR
Bardh Spahia – 7219 vota
Nard Ndoka – 228 vota
Izmira Ulqinaku 3683 vota