MENU
klinika

“Jemi në ankth si do shkojë situata në dy javët e ardhshme”

Rakacolli paralajmëron rritje të infektimeve me Covid-19

01.05.2021 - 09:31

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli paralajmëron se pritet një shtim i rasteve të reja të infektimeve me koronavirus në dy javët e ardhshme.

“Jemi në ankth sesi situata do të shkojë në dy javët e ardhshme pasi pritet të reflektojnë moszbatimin e masave siç duhet gjatë tubimeve në disa subjekteve politike”, u shpreh Rakacolli në A2.

Ndërsa ditët e fundit është ulur ndjeshëm numri i personave të shtruar në spital, Rakacolli zbuloi se shumë prej tyre aktualisht janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Nuk kemi shumë pacientë në spital, por ka shumë raste që ndodhen në gjendje të rëndë. Vdekjet nuk janë në shifrat që kanë qenë më parë, por po ta krahasosh me numrin në spital, diferenca nuk është aq e madhe”, u shpreh Rakacolli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN