Kryeministri Edi Rama ka publikuar rrëfimet e disa prej të moshuarve që kanë nisur të marrin dozën e dytë të vaksinës në sheshin Skëndërbej.
“Nderi është i gjithi i yni. Rrofshi sa male. Vaksinimi nuk ndalet. Shqipëria buzëqesh”, shkruan Rama.
Të moshuarit shprehen se janë të lehtësuar pas marrjes së vaksinës dhe tashmë mund të takohen me fëmijët e tyre.
“Do bëj vaksinën e dytë. Të parën e mbaruan dolëm mirë. Rrofshin që po na bëjnë këtë vaksinë. Faleminderit kryeministrin dhe qeverinë që po interesohet për ne. Ndjeheim mirë. Faleminderit që na dhanë këtë mundësi. Jam e kënaqur se e bëra dhe këtë dozë dhe do jem më e mbrojtur dhe do takohem më shpesh me të afërmit e mi”, thonë disa prej tyre.