MENU
klinika

Një javë pas zgjedhjeve të 25 prillit

Lulzim Basha takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR

03.05.2021 - 10:20

Kur kanë kaluar një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i PD, Luzim Basha ka zhvilluar një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.

Siç raporton News24 takimi po zhvillohet në selinë blu dhe të pranishëm janë edhe përfaqësues të tjerë të PD si Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi.

Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka shpallur fitoren e PS me 74 mandate kurse opozita akuzon se në zgjedhje pati probleme.

Në raportin paraprak të OSBE-ODIHR thuhet se shqetësim ishte shpërdorimi i burimeve njerëzore, por edhe shit-blerja e votës.

“Pavarësisht një kuadri të zhvilluar ligjor që ekziston tashmë për ndalimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore, shumë figura publike vazhduan të bëjnë fushatë në kapacitetin e tyre zyrtar. Kjo, e kombinuar edhe me fillimin e disa projekteve të mëdha infrastrukturore të qeverisë para zgjedhjeve, i dha partisë në pushtet një avantazh të konsiderueshëm, thekson raporti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja pse Shqipërisë i duhet një qeveri me bazë të gjerë pas 25 prillit

“Krusha”, Nazarko: Akuzat ndaj Bashës pjesë e fushatës

Basha flet për lëvizjen e Jozefina Topallit: S’kam kohë për…

A i trembet përballjes me ish ‘zonjën e hekurt’ të PD?