Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon pak pasi kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli nga Kryesia e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.
Në një postim në Facebook, Meta këshillon që të përqendrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor, pasi sipas tij asgjë nuk ka përfunduar.
Kreu i shtetit kërkon që të vijohet me administrimin e çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Po ashtu, Meta kërkon që mazhoranca të mos merret me “shashka” por me hetimin e krimeve zgjedhore.
Kujtojmë se 50 deputetë të Partisë Socialiste kanë hedhur firmën e tyre për të nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Sipas tyre, Meta ka shkelur Kushtetutën në mënyrë të vazhdueshme.