MENU
klinika

“Rinumërim të votave në disa qarqe”

Ivi Kaso: Zonat më problematike në zgjedhjet e 25 prillit

03.05.2021 - 12:06

Sekretari  për Çështje Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso në një komunikim për mediat foli për faktet dhe provat që po mbledh kjo forcë politike për manipulim të votave gjatë procesit zgjedhor.

Ivi Kaso në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike tha se zonat më problematike në zgjedhjet e 25 prillit, kanë qenë ato zona ku sipas tij është përqendruar e gjithë fuqia e makinerisë shtetërore. “Elbasani dhe Shijaku, tha Kaso ka qenë shumë problematike si gjatë menaxhimit të procesit zgjedhor po ashtu edhe pas numërimit të votave”, u shpreh Kaso.

Kaso gjithashtu tha se në një mënyrë ose në një tjetër do të ketë rinumërim të votave në qarqe ku parregullsitë kanë qenë të shumta, pasi PD ka përgatitur raporte të hollësishme të cilat i ka dorëzuar edhe tek ndërkombëtarët.

“Jemi në fazën përfundimtarë të mbledhjes së të dhënave. Të dhënat janë kategorizuar me shkeljet që kanë ndodhur përpara procesit zgjedhor, ditën e zgjedhjeve dhe gjatë periudhës së numërimit të votave.

Për shkak se periudha e ankimimit por afron, jemi duke përfunduar dhe evidentimi është në fazën e fundit, se çfarë impakti mund të ketë rezultati në zona të caktuara.

Rinumërimi do të kryhet në rang qarku dhe besoj do të ketë disa të tilla”, tha Kaso, ndërsa shtoi se nga PD pret vënien në dijeni të plotë se çfarë kanë ndodhur në përgatitjen e procesin zgjedhor.