MENU
klinika

"Kemi fakte dhe prova që..."

Porositë e Lulzim Bashës për kryetarët e degëve

04.05.2021 - 09:51

Pak ditë pasi përfundoi procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike mblodhi në selinë blu 71 kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin.

Basha i ka njohur ata me procesin që ka nisur selia blu për mbledhjen e të gjitha fakteve të manipulimit të zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërkohë i ka porositur ata që të mbledhin sa më shumë fakte në zonat e tyre që vërtetojnë blerjen apo manipulimin e zgjedhjeve.

Po ashtu, sipas burimeve të gazetës “Panorama.al”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka porositur kryetarët e degëve që të mbajnë strukturat e selisë blu të karikuara, ndërsa i ka njoftuar se javën e ardhshme ai vetë do të nisë një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë me takime. Ndërkohë, sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, mësohet se kryedemokrati u ka thënë atyre se PD do të presë edhe raportin përfundimtar të vëzhguesve të misionit të OSBE/ODIHR.

Basha u la porosi kryetarëve të degëve të grumbullojnë sa më shume fakte dhe video për të denoncuar abizimet me votën.

“Kemi prova dhe fakte që tregojnë manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria”, theksoi kreu i PD. Sipas demokratëve, operacioni i manipulimit të zgjedhjeve ka nisur para datës së votimit, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas procesit të votimit.

Ndërsa faktet që disponon Partia Demokratike dëshmojnë qartë sipas tyre që vullneti i qytetarëve është deformuar. Ndërkohë, gjatë takimit nuk është diskutuar për çështjen e largimit të kryedemokratit. Mësohet se Basha ka thënë se për çështjen në fjalë do të shprehet në ditët në vijim, ndonëse nuk ka pretendime nga ana e të pranishmëve.

VOTAT PREFERENCIALE

Një nga risitë që kishin zgjedhjet e 25 prillit, votimi preferencial, duket se ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e demokratëve. Sipas burimeve të gazetës “Panorama”, mësohet se disa drejtues të degëve të PD-së kanë shprehur rezerva për disa kandidatë, të cilët nuk bëhen të ditur, që sipas tyre, kanë bërë më shumë fushatë për vete dhe kanë lënë mënjanë organizimin e partisë.

Mësohet se kjo situatë është kaluar nga kryedemokrati pa u fokusuar, por ka thënë se do të ketë një analizë të performancës së secilit kandidat. Ndërkohë, ditët në vijim pritet që të ketë zhvillime në kapin opozitar. Një javë pas zgjedhjeve, ku sipas rezultatit, PD mbetet në opozitë, Basha nis takimet me grupin e ri të deputetëve të zgjedhur dhe kryesinë. Sot në orën 18:00 kryetari i PD-së do të presë në PD Grupin e ri Parlamentar dhe kryesinë e Partisë Demokratike.

Mbledhja e parë e grupit dhe kryesisë pritet që të ketë diskutime, pasi vlen të kujtojmë se kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani dhe Fatbardh Kadilli, të cilët janë anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike, kanë kërkuar shkarkimin e Lulzim Bashës me argumentin se janë zgjedhjet e disata që ai humb përball Edi Ramës. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë përballje të tyre deri më sot.

Gjithçka ka qenë në rang deklaratash publike të dy anëtarëve të kryesisë kundër kryedemokratit Basha. Sakaq, zgjedhjet për kryetar partie në selinë blu zhvillohen në korrik. Por mbetet ende e paqartë nëse do ketë zgjedhje të parakohshme apo do të pritet afati i përcaktuar në statutin e PD-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!