MENU
klinika

Takimi me kandidatët për deputetë

Zbardhet mesazhi i Bashës: Fushata dhe misioni ynë për të sjellë ndryshimin…

04.05.2021 - 17:44

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të partisë që drejton dhe ata të zgjedhur tanimë.

Gjatë takimit, Basha mësohet të ketë deklaruar se PD doli më e fortë në këto zgjedhje, duke theksuar se fushata vazhdon me energji maksimale.

Burime për “Panorama.al” bëjnë me dije se Basha ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit, në Shqipëri ndodhi vjedhja më e madhe e votave në historinë e vendit “e kryer nga Rama-Doshi”, duke shtuar se pavarësisht kësaj, opozita solli një arritje të madhe për partinë dhe vendin tonë

Dua të falënderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë.

Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë deri në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!”- mësohet të ketë deklaruar Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN