05.05.2021 - 06:45
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album fotosh shkëputur nga ceremonia e ditës së sotme për nisjen e stërvitjes “Defender 21” në Durrës.
Rama shfaqet në foto krah tre gjeneralëve dhe ambasadores Yuri Kim.
Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar ndër të tjera tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve që Shqipëria ka me SHBA.
Në stërvitjen “Defender Europe 21” do të marrin pjesë rreth 6 mijë trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vende të tjera aleate.