Kryeministri Rama dhe Komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi, kanë mbatur sot një konferencë me gazetarët në Rinas, për vaksinat që BE i ka dhuruar Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Por, mesa duket aty nuk kanë qenë vetëm Rama dhe Varhelyi.
Mediat publikojnë pamjet dhe tregojnë se aty ka qenë dhe kreu i PD Lulzim Basha, dhe sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi. Fax Neës aludon për një takim mes Ramës dhe Bashës, i ndërmjetësuar nga vetë Komisioneri Varhelyi.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, i pari nga Aeroporti largohet kryeministri Edi Rama, dhe fill pas tij kreu i PD Lulzim Basha dhe sekretari i PD Gazment Bardhi. Në fokus të takimit të Bashës me Komisionerin ka qenë padyshim zgjedhjet e 25 prillit.
Nga selia blu nuk ka asnjë njoftim për takimin e Lulzim Bashës me Komisionerin e BE Oliver Varhelyi në Rinas. I vetmi aktivitet zyrtar i kreut të PD sot ishte ceremonia e vendosjes së kurorave me lule në “Varrezat e Dëshmorëve”.