MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhet të pini kafe në një stomak bosh?

06.05.2021 - 07:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A duhet të pini kafe në një stomak bosh?

Mjeku: Kafja është një nga produktet që e përdorin thuajse të gjithë të rriturit në mëngjes, por lind shpesh pyetja a duhet konsumuar pas mëngjesit, apo esëll?

Sipas studimeve, kafja mund të stimulojë prodhimin e acidit të stomakut. Si e tillë, shumë njerëz mendojnë se kafja irriton stomakun, përkeqëson çrregullimet e zorrëve, të tilla si sindroma e zorrëve të irrituara dhe shkakton urth, ulçer, zbaticë acidi dhe dispepsi.

Megjithatë, hulumtimet nuk arrijnë të gjejnë një lidhje të fortë midis kafesë dhe problemeve të tretjes – pavarësisht nëse e pini atë me stomak bosh, kjo varet nga kategori e caktuar personash sepse varet si i përgjigjet trupi kafeinës.

Pra kafja rrit prodhimin e acidit në stomak, por nuk shkakton probleme me tretjen, të paktën për shumicën e njerëzve. Prandaj nuk është e thënë nëse e pini me stomakun bosh apo pas mëngjesit.

Por, ekzistojnë disa efekte negative nëse e pini kafen esëll në mengjes (në varësi të njerëzve):

– mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj kafeinës

– mund të shkaktojë ankth, panik

– mund të përshpejtojë rrahjet e zemrës

– mund të shkaktojë dhimbje koke

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.