Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”.
Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente poiztive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.
Por ditë më parë ai i surprizoi të gjithë teksa zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një serial të ri.
Ermali publikoi në Instagram foto të një tabelw ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri.
Së fundmi, producenti ka zbuluar gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial.
Bëhet fjalë për Jonida Vokshin, e cila kohw mw parw festoi ditwlindjen dhe në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.
“Jonida nënës u bëfsh 100 vjeç. Gëzuar o ylli i serialit”, shkruan Ermali.
Po ashtu edhe bukuroshja e ka pranuar që do jetë pjesë e serialit në një intervistë të dhënë ditw më parë.
Por siç duket nuk do të jetë vetëm Jonida “ylli i serialit” pasi me anë të një postimi të bërë së fundmi në Instagram, ai ka zbuluar disa detaje rreth këtij projekti.
Aktori i humorit na tregoi se seriali do të mbajë titullin “H.O.T”, që ështw akronim dhe domethënine e këtij emri do e zbulojë më vonë, ndërsa përsa i përket transmetimit, do të jepet në ekran në vjeshtë.
Epo na mbetet të presim se cilët yje të tjerë do të jenë pjesë, pasi aktori theksoi se Vokshi do të jetë “një nga ata”.
Kujtojmë se kohë më parë në “Shiko kush luan”, Mamaqi i bëri ftesë publike Luana Vjollcës, por nuk dihet akoma nëse moderatoren do ta shohim në këtë serial.
Është mësuar se Ermali do të jetë vetë protagonist i serialit të tij dhe po ashtu mban firmën e producentit, së bashku me Dritan Huqin, i cili është anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit. Mamaqi i ka besuar njërës prej bashkëpuntoreve të tij më të mira, skenaristes Klaudia Brahimaj, si dhe Bjordi Mezinit.