MENU
klinika

KPK e konfirmoi në detyrë

Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtaren e Vlorës

06.05.2021 - 10:44

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa njoftoi të mërkurën ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit Vlorë, Iliba Bezati.

Në ankimin e Komisionerit thuhet se përfundimet e arritura nga Komisioni për konfirmimin në detyrë të Bezatit nuk gjejnë mbështetje në prova dhe në ligjin e zbatueshëm, si dhe nuk bazohen në një hetim të gjithanshëm, të plotë dhe shterues.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 1 mars 2021 të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë, Iliba Bezati, pasi rrëzoi dy raporte negative të institucioneve ndihmëse ndaj saj për pasurinë dhe figurën. Komisioni vlerësoi se Bezati nuk mbante përgjegjësi mbi ligjshmërinë e burimit të të ardhurave të vjehrrës që kishin shërbyer si burim kryesor i pasurisë së saj.

KPK po ashtu vlerësoi se në 32 denoncime nga publiku dhe nga mediet për shpalljen të pafajshëm apo lehtësimin e pozitave të zyrtarëve të akuzuar apo të pandehurve për vrasje, nuk gjendeshin probleme ose ato nuk ishin objekt i vetingut.

Ballhysa shprehet se e ka ushtruar ankimin për të tre kriteret e rivlerësimit.

Në analizën e shkaqeve të ankimit për pasurinë, Komisioneri evidenton se nuk paraqitet i plotë hetimi i Komisionit mbi verifikimin e burimeve të ligjshme të dhurimeve ndër vite që kanë shërbyer për krijimin e pasurive në pronësi apo posedim.

“Komisioni rezulton të ketë realizuar një interpretim ligjor, si në lidhje me konsiderimin e burimit të krijimit të këtyre shumave, ashtu dhe në lidhje me konsiderimin e ligjshmërisë së tyre, lidhur me pagesën e detyrimeve tatimore”, vëren Ballhysa dhe sjell në vëmendje se jurispudenca e Kolegjit është e konsoliduar lidhur me ligjshmërinë e burimeve.

Sipas Ballhysës, përjashtimi nga detyrimi i pagesës së detyrimeve tatimore të të ardhurave të krijuara nëpërmjet burimeve të ligjshme, lejohet vetëm në ato raste kur ka parashikime të posaçme ligjore.

Ai thekson se për dy pasuri të subjektit, si burim i të cilave kanë shërbyer dhurimet në shumën totale 8 milionë lekë, ligjshmëria e burimit të krijimit të këtyre të ardhurave është analizuar duke ju referuar veprimeve juridike të lejuara nga ligji për shitjen e pronave nga vjehrra e Bezatit.

Nisur nga fakti se KPK ka zbritur nga shumat e përfituara nga vjehrra e subjektit prej shitjes së pronave vlerën e detyrimeve tatimore, Ballhysa vëren se Komisioni ka konstatuar se këto të ardhura kanë qenë objekt i tatimeve, por nuk ka argumentuar më tej në lidhje me këtë interpretim ligjor.

Në ankimin e Komisionerit renditen konkluzionet e KPK për dy apartamente, një me sipërfaqe 82 m2 në Vlorë dhe tjetri në Tiranë, me sipërfaqe totale 121.6 m², për krijimin e të cilëve janë deklaruar si burime krijimi edhe vlerat e dhuruara nga prindërit e bashkëshortit të përfituara nga vjehrra e subjektit prej shitjes së pronave në vitin 1997, që janë vlerësuar si të ardhura të ligjshme.

Komisioneri ngre pikëpyetje edhe mbi analizën e ligjshmërisë së burimeve që kanë shërbyer për një hua në vlerën 30 mijë euro të marrë nga Bezati dhe bashkëshorti i saj për blerjen e apartamentit në Tiranë.

Sipas Ballhyës, Komisioni ka vlerësuar se huadhënësi ka pasur burime të ligjshme për dhënien e huasë, ndërkohë që ka rezultuar se subjekti tregëtar që ai administron ka deklaruar fitim në shumën 572 mijë lekë për periudhën 1994-1996; për vitet 1997-2004 ka deklaruar vetëm xhiro vjetore, ndërsa për vitet 2005-2006 ka deklaruar të ardhura, por pa depozituar bilanc fizik në dosje.

“Komisioni në vendim, në lidhje me përmbajtjen e kësaj korrespondencë të tij me DRT-në dhe atë me QKB-në, duket të mos jetë arsyetuar, në raport me përfundimet e arritura”, konstaton Ballhysa.

Duke ju referuar jurispudencës së Kolegjit, Komisioneri shprehet se, për kriterin e pasurisë, lind nevoja e rivlerësimit të zërave përbërës të analizës financiare të kryer nga Komisioni.

Komisioneri shton se për shqyrtimin e këtij ankimi do të ndihmojë orientimi që do të japë KPA në përfundim të shqyrtimit të ankimit ndaj vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita.

Ballhysa sqaron se, bazuar edhe në rekomandimin e ONM-së i është kërkuar Kolegjit orientim për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me pagesën e detyrimeve tatimore në rastin e të ardhurave që burojnë nga dhurimet dhe mospagimin e tatimeve në kohën e duhur.

Lidhur me vlerësimin e kryer nga KPK për profesionalizmin, Komisioneri veçon një çështje ku Bezati ka qenë anëtare e trupit gjykues në një vendimarrje për ndryshim të masës së sigurisë ndaj një personi të akuzuar për “pastrim të produkteve të veprës penale”, nga “arrest në burg” që kishte vendosur shkalla e parë, “në detyrim paraqitje”. Ky vendim është cënuar nga Gjykata e Lartë e cila vlerësoi të drejtë masën e cigurisë të caktuar nga shkalla e parë.

Komisioneri sjell në vëmendje se Gjykata e Lartë arsyeton se “vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë çmohet […]se është marrë në kundërshtim të hapur dhe me përcaktimet e nenit 228/3/b të Kodit të Procedurës Penale dhe me Vendimin Unifikues nr.7, datë 14.10.2011, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë […]”.

“Qëndrimi i trupës së Komisionit është kometuar, mungon, duke mos analizuar eventualisht pretendimet e parashtruara nga subjekti i rivlerësimit në raport me përmbajtjen e dispozitave të neneve 245-249 të K.Pr.P.”, konstaton Ballhysa.

Komisioneri vlerëson se Bezati nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë dhe nënvizon nevojën për të arritur në përfundime në lidhje me ligjshmërinë e të ardhurave që kanë për burim dhurimet nga personat e tjerë të lidhur, duke u bazuar në jurisprudencën orientuese të Kolegjit.

Në përfundim Ballhysa kërkon çeljen e hetimit gjyqësor dhe i kërkon Kolegjit që të vendosë në mënyrë alternative, lënien në fuqi të vendimit të KPK për Bezatin, ose ndryshimin e tij. /Birn

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier