MENU
klinika

“Lajme shumë të mira”

Skënder Brataj: Vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së kësaj pandemie!

06.05.2021 - 14:38

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep lajme të mira lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Përmes një statusi në “Facebook”, Brataj thekson se “Vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së kësaj pandemie, sidomos për gjyshërit dhe prindërit tanë. Vaksinimi i gjithë popullatës është garancia më e mirë!”

Mesazhi i Bratajt:

LAJME SHUMË TË MIRA PËR GJYSHËRIT DHE VAKSINAT KUNDËR COVID-19!
Lazio, -91% incidenca e shtrimit në spital e mbi 80 vjeçarëve të vaksinuar me dy doza në një periudhe kohore prej 21 ditësh studimi nga muaji shkurt deri në mezin e muajit prill.
Rajoni i Lacios prezantoi një studim shkencor mbi efektet e fushatës së vaksinimit në grupmoshën mbi 80 vjeç. Gjatë studimit në grupin e personave mbi 80 vjeç me një cikël të plotë vaksinimi u vunë re midis shkurtit dhe mesit të prillit vetëm 27 shtrime në spital për Covid-19, krahasuar kjo me një grup kontrolli prej 290 persona mbi 80 vjeçar të pavaksinuar. Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të cilat përbëjnë një total prej 3.840 ditësh nëse do të shtroheshin në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh.
Lazio është rajoni i parë që studion efektet e vaksinave në popullatë në grupmoshat mbi 80 vjeç me cikël të plotë vaksinimi. Vihet re ulja e incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%.

Në periudhën që paraprin disponueshmërinë e vaksinave, nga shkurti në dhjetor 2020, pothuajse 172.000 raste të infektimit me SARS-CoV-2 ndodhën në zonën e Lazios. Rreth 8% e infeksioneve të njoftuara në atë periudhë kanë ndodhur mes njerëzve mbi moshën 80 vjeç. Kjo popullatë është një objektiv kryesor për mbrojtjen nëpërmjet politikave të vaksinimit. Në fakt, pothuajse 28% e të gjithë shtrimeve në spital për Covid-19 ndodhën në Rajonin e Lazios dhe mbi 58% e vdekjeve i atribuohen kësaj grupmoshe.
Prandaj, analiza e Rajonit u përqendrua në vlerësimin e efektivitetit të vaksinimeve në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 në popullatën e grupmoshës 80 vjeç e lart, bazuar në të dhënat e disponueshme që nga 21/04/2021.

Analiza u krye tek pacientët nga rajoni i Lazios që përfunduan ciklin e vaksinimit Pfizer (87%) ose Moderna (13%) në periudhën 08/02/2021 – 15/04/2021. Incidenca e shtrimit në spital për Covid-19 në njerëzit e vaksinuar u krahasua me incidencën e vërejtur në një grup kontrolli të përbërë nga njerëz të pavaksinuar. Në total u ndoqën 179.713 njerëz të moshës 80 vjeç e lart që kishin përfunduar ciklin e vaksinimit, krahasuar me një numër ekuivalent të kontrolleve.

Në grupin e njerëzve me cikël të plotë vaksinimi u vërejtën 27 shtrime në spital për Covid-19, krahasuar me 290 të vëzhguar në njerëz të pavaksinuar. Në subjektet mbi 80 vjeç, efikasiteti në praktikën klinike i kursit të plotë të vaksinimit me Pfizer ose Moderna në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 ishte më i madh se 91%.
Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të barabarta me një total prej 3.840 ditësh shtrimi në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh.
Monitorimi i vazhdueshëm i grupit të vaksinuar do të na lejojë gjithashtu të vlerësojmë efektivitetin afatgjatë të vaksinimit në drejtim të zvogëlimit të vdekshmërisë, si dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes që i atribuohet vaksinimit.
Vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së kësaj pandemie, sidomos për gjyshërit dhe prindërit tanë. Vaksinimi i gjithë popullatës është garancia më e mirë!
Dr. Skender Brataj

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN