MENU
klinika

Negociatat me BE

Meta pas takimit me homologun slloven: Më konfirmoi mbështetjen për…

06.05.2021 - 15:06

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta u takua sot me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta thekson se ka marrë konfirmimin se Sllovenia “mbetet një avokat i paepur i integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe njëkohësisht mbështetës i vendosur i integrimit europian të Shqipërisë”.

STATUSI I PLOTE

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor konfirmoi edhe një herë sot nga Tirana, se mbetet një avokat i paepur i integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe njëkohësisht mbështetës i vendosur i integrimit europian të Shqipërisë.

E falenderoj Presidentin Pahor dhe Slloveninë dhe shpreh mirënjohjen për këtë kontribut të vyer, nxitës e motivues për vijimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pahor konfirmoi se Sllovenia mbetet avokate e fuqishme e integrimit..."

Meta pret në Presidencë kreun e shtetit slloven