Zbardhen detaje të reja nga Komisioni Hetimor, që pritet të ngrihet për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Raportohet se kryetar i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist, Alket Hyseni.
Ndërkohë, të njëjtat burime bëjnë me dije se nga deputetët e opozitës do të jenë pjesëtarë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani. Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.
Nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 50 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.