MENU
klinika

Rendi i ditës

Kuvendi vendos sot fatin e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

07.05.2021 - 08:56

Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë dhe miratojë në seancën e sotme parlamentare kërkesën e Komisionit të Ligjeve për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.

Maxhoranca dhe opozita parlamentare do kenë në rend të ditës kërkesën e Ligjeve, në të vetmen mbledhje që i lejon legjislacioni të ngrejë një komision hetimor.

Miratimi nga Komisioni i Ligjeve me 14 vota pro dhe 1 kundër, i hapi rrugë dërgimit të kërkesës në për miratim në Parlament. Deputetët e maxhorancës dhe opozitës parlamentare pritet ta votojnë ngritjen e këtij komisioni.

Në media ka dalë dje edhe përbërja që mund të ketë komisioni hetimor, ku si kryetar i tij pritet të jetë deputeti, Alket Hyseni, ndërsa pjesë e tij mësohet se do të jenë edhe deputetë të opozitës parlamentare si: Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Kuvendit