MENU
klinika

Flet edhe për të ardhmen e PD-së

Mustafa Nano: Ilir Meta është bërë qesharak, por s’e shkarkojnë dot

07.05.2021 - 09:33

Lëvizja “Grupi për PD” që kërkon reformimin e kësaj partie sipas analistit Mustafa Nano është nën kontrollin e kryeopozitarit Lulzim Basha.

Dje u miratua një Komision i dytë hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. A do ta përfundojë mandatin Ilir Meta apo mund ta shohim në vjeshtë në krye të LSI-së?

Kam frikë se nuk kemi për ta parë. Meta e meriton të shkarkohet sepse është bërë qesharak. Ka premtuar që do largohet nëse do fitonte PS dhe vazhdon të qëndrojë. Nuk besoj se kanë për ta shkarkuar për shkak të lojës që mund të bëjnë me vonesat. Parlamenti është në muajt e fundit të jetës së vet dhe shkarkimi i presidentit e kompromenton pak këtë parlament. Por ky president nuk e meriton të qëndrojë aty.

Tashmë ka një lëvizje të zyrtarizuar për reformimin e Partisë Demokratike me propozime konkrete për dorëheqjen e parevokueshme të Bashës, ndryshimin e statutit dhe hapjen e partisë. Si e shihni të ardhmen e kësaj lëvizje?

Është një betejë shumë e vështirë, për mua është e pamundur. Anëtarët e kësaj lëvizje mund të krijojnë optimizëm, por është e vështirë. E vërteta është që Basha e ka nën kontroll, janë benjaminë të Bashës. Basha është një zhgënjim total, por në PD nuk lëvizin gjërat, janë të ngrira.

REMOTE_ADDR:[]

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin