MENU
klinika

“Kemi kontraktuar mbi 2 mln vaksina”

Manastirliu tregon kur do të përfundojë procesi për gjithë popullsinë

07.05.2021 - 09:35

Vaksinimi i të gjithë popullsisë në Shqipëri pritet të përfundojë brenda pranverës së vitit të ardhshëm. Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Parlament, njoftoi se brenda muajt maj do të përfundojë edhe vaksinimi për të gjithë operatorët turistikë.

“Sot ka shumë evidenca për efikasitetin, emëruesi i përbashkët për cdo vaksinë është një që ulin infektimin dhe fatalitet. Ndaj ne jemi të vendosur të rrisim disponibilitetin e vaksinave me objektivin  i ri për të mbërritur vaksinimi i gjithë popullatës brenda pranverës së ardhshme. Ne po bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Do të përmbyllim brenda muajit maj vaksinimin e stafeve turistik për një sezon turistik përtej pandemisë.

Lirimi gradual duhet të shoqërohet me distancim fizik, në mënyrë që mos bëjmë hapa pas, por të vijojmë përpara në këtë kilometër të fundit për tu kthyer drejt normalitetit”, tha ministrja.

MBI 2 MILIONE VAKSINA

Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur se deri tani kanë kontraktuar mbi 2 milionë vaksina, të cilat vijnë në vendin tonë cdo javë.

“Mbi 746 mijë vaksina kanë mbërritur deri më sot, 572 mijë janë kryer, nga të cilët 162 mijë janë vaksinuar me dy doza. Kemi kontraktuar mbi 2 mln e 390 mijë vaksina. Kemi mbërritur në vaksinimin e personave +60 vjec. Ka filluar vaksinimi me dozën e dytë të 12 mijë efektivë. Jemi në të njëjtën ritëm si mesatarja e levendeve të BE dhe vaksinimi vijon me ritme të lartë, i shtrirë në gjithë vendin.”