MENU
klinika

Nga Spartak Ngjela

Gërdeci u rihap, Meta po shkarkohet: Drejtësia e re po godet korrupsionin

07.05.2021 - 17:57

Gërdeci u riçel si proces penal. Koha po i ndih drejtësisë.

Njëzetetë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit fillojnë punën këto ditë

Ilir Meta po shkarkohet nga detyra e presidentit të Republikës.

Në fakt, këto janë tri ngjarje që tregojnë se tani filloi me ritëm profesional procesi i hetimit të korrupsionit të lartë shtetëror.

l.

Duke u nisur nga trinia e më sipërme, na duhet të arrijmë në gjykimin se: në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit të lartë filloi konkretisht.

Shqiptarët po e prisnin këtë fillim, por ky tani është një reaksion zinxhir, reaksion që do të sjellë çlirimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e shqiptarëve.

Reaksioni zinxhir zhvillohet nëpër reaktorë bërthamorë. Në këtë rast, gjatë reaksionit, çlirohen dy lloj energjish: fisioni, që çliron energji me neutrone të ngadaltë, por njëherësh çlirohen edhe 2-3 neutrone te shpejtë, te cilët mund te kryjenë ndarje te reja nëpër bërthama të tjera.

Kjo ndarje e rrit numrin e berthamamave te ndara sipas nje progesioni gjeometrik. Ky lloj reaksioni quhet reaksion zinxhir.

Kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Shpëtimi i Shqipërisë do vijë më vonë, kurse reaksioni bërthamor ka çliruar tashmë tre organet specialë ( Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit), dhe këta janë tre neutronet, të cilat, shumë shpejt, nuk do t’i ndajnë, por do t’i shkatërrojnë me shpejtësi bërthamat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

ll.

Në fakt, na duhet të theksojmë se kjo është vetë arsyeja e kohës sonë, e cila filloi të funksionojë konkretisht.

Duhej pritur deri sa të vinte kjo kohë, sepse pa u pastruar më parë pushteti gjyqësor nga korrupsioni, nuk mund të goditej korrupsioni i lartë shtetëror.

Domethënë, si një sistem i studiuar, duhej të ishte reforma në drejtësi e para, e cila do të vijonte me reformën antikorrupsion.

Dhe tani, që gjithçka ka ardhur brenda sistemit, reforma antikorrupsion filloi konkretisht.

Shenjat janë se, e para do të shkatërrohet “bërthama Meta”, e mandej do të fillojë shkatërrimi i bërthamave të tjera korruptive.

Sepse kjo do të jetë një kohë me pulsacione, e cila do të vijojë e tillë, me rritem të shpejtë, deri në muajin shtator të këtij viti.

Por, për pasojë, sa mund të jetë numri i deputetëve të sapozgjedhur që nuk do të lejohen të hyjnë në parlamentin e ri, si pasojë e procesit penal që do të vijojë i rreptë kundër tyre?

Prisni dhe shikoni…

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin