MENU
klinika

Inspektor pranë Zyrës Arsimore Kukës

Aksidenti te “Ura me Harqe”: Ky është 35-vjeçari që humbi jetën

08.05.2021 - 13:30

Fitor Ollomani është 35-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi paraditen e së shtunës në aksin Milot-Morinë. Ollomani ishte inspektor pranë zyrës Arsimore Kukës dhe siç raportoi gazetari Gjergj Figuri, ai ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe një fëmijë në momentin kur ndodhi përplasja.

Aksidenti ka qenë aq i rëndë sa për të nxjerrë gruan dhe fëmijën është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Bashkëshortja e 35-vjeçarit u transportua drejt Traumës në Tiranë kurse fëmija për fat të mirë nuk ka marrë lëndime.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe një parakalim i gabuar i Ollomanit. I plagosur mbeti edhe drejtuesi i automjetit tjetër tip “Benz”, i cili po ashtu u transportua drejt Traumës.