MENU
klinika

Nga Spartak Ngjela

Liderët e opozitës nuk kanë dimensionin e burrit, janë adoleshentë

09.05.2021 - 12:59

Si nuk u rritën një herë në moshë individët që duan të drejtojnë Shqipërinë, apo edhe ata që e kanë drejtuar atë!

Nuk kanë dimensionin e burrit, prandaj.

Burri, është dimension i veçantë, po nuk u arrit ky dimension, individi, në sjellje dhe mendim, mbetet ngaherë një adoleshent. Elementi kryesor i dimensionit të burrit, është e vërteta.

Adoleshenca nuk e kupton dot të vërtetën si nevojë parësore, se ajo shpesh e tremb.

Ja, si ka mundësi të kenë dimensionin e burrit ata që një ditë para zgjedhjeve thanë me brohoritje: kemi fituar, dhe fitorja jonë është nëpër kuti.

Por, pasi humbën në 25 prill, në datën 27 prill, thanë: i kemi fituar zgjedhjet, por kundërshtari ka blerë votuesit.

Po mirë, në datën 26 prill e morën njoftimin e blerjes këta? Nuk e dinë këta që shitblerja është proces që zgjat?

Turp. Jo, jo, nuk është turp: është adoleshencë, sepse adoleshenti ka frikë nga e vërteta, dhe mundohet ta fshehë atë me arsyetimin e tij fëminor.

Mos mendoni se kjo është rastësi. Jo kështu ka qenë gjithmonë: një arsye fëminore për të mbuluar të vërtetën. Por, a e kanë mbuluar ndonjëherë? Jo, asnjëherë, por vetë me veten e tyre kanë qenë e janë të kënaqur me gënjeshtrat fëminore që kanë thënë e po thonë. Pse, a nuk tha Enver Hoxha, një mediokër ky: “unë drejtoj progresin botëror”?!!

Mos iu duket gjë dimension burri kjo gënjeshtër fëminore!

Domethënë, si rrjedhim logjik, këta individë nuk kanë dalë dot prej fëminisë së tyre. Jo, nuk kanë dalë dot, sepse në gjykimin e tyre kanë mbetur fëminorë

Po ata që i kanë besuar?

Sigurisht që edhe ata mendim adoleshence kanë.

Domethënë, politika shqiptare në thelb është komedi? Sigurisht, komedi është por, kur të vijë pjekuria e shtetit shqiptar me dimensionin e burrit në drejtim, të gjitha këto që dëgjoni, dhe ato që keni dëgjuar, do të shkruhen si skeçe komedish.

Atëherë, ata që do t’i dëgjojnë, do thonë: mjerë ata që i vuajtën! Sigurisht që kështu do të thonë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin