MENU
klinika

“Do konsultohemi me PD-në për emrin e presidentit të ri”

Rama: Votojmë në bllok për shkarkimin e Metës. Demokratët do t’i presim deri kur të…

10.05.2021 - 09:48

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të konsultohet me PD-në për emrin e presidentit të ri, pas shkarkimit të Ilir Metës.

Kreu i qeverisë e cilësoi Metën personifikim të anti-shtetit dhe tha se do të votohet në bllok për shkarkimin e tij.

“Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet të shkarkohet nga detyra si personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga populli shqiptar në 25 prill. Një personazh grotesk që e turpëron Shqipërinë, që e turpëron shoqërinë shqiptare, që turpëron çdo qytetar normal të këtij vendi me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por ne do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çminuar institucionin e presidentit duke votuar në bllok shkarkimin. Dua ta bëj të qartë që ky shkarkim nuk ka lidhje me asnjë motiv tjetër, përveç pozicionimit tonë publik në anën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të cilët nuk duan ta shohin Ilir Metës në rolin e Presidentit të Republikës. është shumë herët për të folur për zëvendësimin dhe zëvendësuesin e tij, por në çdo rast qoftë para kohe, qoftë në kohë, në varësi si do shkojë ky proces, ne do konsultohemi me PD për emrin presidentit të ri”, tha Rama në fjalën e tij.

Kreu i qeverisë tha se do ta mbajë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën dhe do ta presë PD-në derisa të vendosë lidhjet me realitetin.

“Ne nuk do ta presim PD-në deri kur të vendosin lidhjet me realitetin, por jemi gati të bashkëpunojmë me demokratët kurdo që të jetë e mundur dhe sidoqoftë të jetë e mundur. Pa u lodhur, pa humbur durimin dhe toruan, ne do ta mbajmë të shtrire dorën e bashkëpunimit me opozitën dhe nuk do lëmë rast pa ua treguar me fjalë dhe me vepra se kjo është dekada për ta ngjitur lart Shqipërinë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Dëmet anësore duhen analizuar me kujdes’

Rama paralajmëron ndryshimin e Kodit Zgjedhor, gjen fajtorin për…