MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Si duhet të veproj nëse digjem?

10.05.2021 - 10:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si duhet të veproj nëse digjem?

Mjeku: Të gjithëve na ka ndodhur në një moment të caktuar të jemi treguar të pakujdesshëm dhe të na ketë ndodhur ndonjë incident. Nëse do të përmendnim ambjentin e kuzhinës shumë do të thonë: Eh sa herë jemi djegur tek tigani, soba apo me ndonjë pikë vaj. Gjëra të tilla nëse mund t’i quajmë të parrezikshme për jetën tonë mund t’i ndodhin kujtdo, por jo të gjithë janë të përgatitur ndaj Living do të ndajë me ju informacione të rëndësishme si të veproni në raste djegiesh.
Freskoni djegien sa më shpejtë të jetë e mundur me ujë të rrjedhshëm të ftohtë ose të vakët
Largoni rrobat apo bizhuteritë nëse nuk janë ngjitur në lëkurë
Vendosni një rrobë të njomë, kompresa pasi keni freskuar djegien
Mos i çani flluskat e shkaktuara nga djegia
Mos e lyeni me asnjë krem nëse nuk e dini që është posaçërisht për djegie

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN