14.05.2021 - 08:59
Në një kohë që të gjithë presin që të vijë vera, në qytetin e Shkodrës kanë rënë reshje në formë breshëri të cilat kanë zbardhur rrugët e qytetit verior.
Banorët thotë se ky breshër është i paparë për qytetin verior. “Rrudhi” qielli thonë disa prej tyre duke publikuar dhe pamjet nga rrugët e zbardhura nga breshëri. Trashësia e tij shkon në të paktën 20 cm.
Reshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. “Breshër apokaliptik” e quajnë banorët atë.