MENU
klinika

Nga e premtja 14 maj

Greqia rihap muzetë

15.05.2021 - 10:19

Muzetë në Greqi u rihapën për vizitorët të premten, ndërsa vendi nisi zyrtarisht sezonin turistik.

Muzeu i Akropolit, shtëpia e thesareve të gjetura në kështjellën antike dhe përreth saj, bashkë me muzetë e tjerë janë mbyllur që nga mesi i nëntorit, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Zonat arkeologjike në ambient të hapur në gjithë Greqinë, përfshirë Akropolin, janë lejuar që të rihapen në muajin mars.

Vitin e kaluar numri i vizitorëve në Greqi ka rënë në 7.4 milionë ose 78.2 % më pak nga shifra rekorde prej 34 milionë sa ishte në vitin 2019 – sipas të dhënave zyrtare.

Greqia po shpreson të kthejë së paku gjysmën e numrit të vizitorëve sa kishte në vitin 2019.

Autoritetet atje janë zotuar që do ta përfundojnë vaksinimin e të gjithë popullsisë gjatë gjashtë javëve të ardhshme, derisa kanë hequr dorë nga kërkesa për testim për turistët që kanë marrë vaksina të prodhuara në Rusi dhe Kinë e të cilat nuk janë aprovuar për përdorim në vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët