MENU
klinika

Studim

Infeksionet që parandalon konsumimi i ujit!

29.10.2018 - 10:44

Konsumimi i ujit mund të jetë çelësi për parandalimin e infeksioneve urinare.

Studiuesit zbuluan se gratë që pinin shumë ujë, kishin një reduktim të ndjeshëm në përsëritjen e infeksioneve të zakonshme.

“Ky studim ofron dëshmi bindëse se rritja e konsumimit ditor të ujit mund të zvogëlojë infeksionet urinare të shpeshta”, tha studiuesi kryesor Thomas THOMON. Ai është profesor klinik i mjekësisë në ndarjen e sëmundjeve infektive në Universitetin e Miamit.

Uji me efektet e tij pozitive rrit nivelin e vëllimit të urinës duke dhënë shumë avantazheve të tjera që ju nuk jeni në dijeni, tha Hooton.

Gjithmonë mendohej se uji ishte një zgjidhje natyrale e këtij problemi, por nuk ishte bërë publike nga studimet si një lajm i vërtetë. Në studimin e kryer u përfshinë gratë që kanë kaluar këto probleme me sekrecionet nga infeksionet e urinës, u tha në studim.

“Pirja e më shumë uji për shkak të infeksioneve në traktin urinar parandalon disa infeksione, por jo plotësisht. “Prodhimi i urinës shtesë dhe rritja e frekuencës së zbrazjes, mund të ndihmojë në reduktimin e infeksioneve të traktit urinar”.

Studimi i ri përfshiu 140 gra të reja, premenopauzale në Evrope, të cilat kishin përjetuar një numër të madh të infeksioneve të traktit urinar, infeksione të përsëritura.

Konsumimi total i lëngjeve në fillim të studimit arriti në zvogëlimin e problemeve. Në studim gratë merrnin rreth 5-6 gota ujë në ditë një shifër tepër e vogël për këtë lloj problemi.

Gratë që pinin këtë sasi të ujit kishin një rezultat për parandalimin rreth 1.7 përqind, ndërsa ato që pinin dyfishin e kësaj shifre kishin gjasa të dyfishonin mundësinë e parandalimit.

Kishte gjithashtu një reduktim të ndjeshëm të përdorimit të antibiotikut te gratë që pinin më shumë ujë.

Antibiotikët janë trajtimi kryesor i infeksioneve të traktit urinar dhe zvogëlimi i përdorimit të tepërt të antibiotikëve është çelësi për frenimin e shfaqjes se mikrobeve rezistente ndaj këtyre sëmundjeve. Hootoni tha se studimi ishte vonuar shumë në disa pjesë të tijat.

Ndërkohë edhe uji ka disa disavantazhe pasi mund të futen në organizëm disa baktere që shkaktojnë probleme të ndryshme në zonët e tjera të trupit.

Studimi nuk përcaktoi sasinë ideale të marrjes ditore të ujit për të zvogëluar rrezikun e infeksioneve të traktit urinar, por uji është ilaçi më ideal dhe natyral për këtë infeksion.

Dr. Elizabeth Kavaler është një specialiste e urologjisë në Spitalin Lenox Hill në New York City.

Ajo tha se gjykimi thekson se “uji është pija e preferuar për shëndetin e përgjithshëm të fshikëzës dhe veshkave”. Ajo shtoi se “shumë probleme mund të parandalohen me rritjen e nivelit të aktivitetit dhe dieta”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?